Dallimi në krahasim me fëmijët “normalë” shihet që në moshën trevjeçare.
Sipas direktivave ekzistuese shëndetësore, këshillohet që qumështi i lopës të mos u jepet fëmijëve nën moshën njëvjeçare, sepse organizmi i tyre vështirë e tret.
Për ata fëmijë mbi moshën trevjeçare, qumështi i lopës është shumë i dobësim për zhvillim të trurit dhe të eshtrave, sepse është i pasur me yndyra, proteina dhe kalcium. Dallimi shihet pas tre vjetëve, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanadezë kanë analizuar shprehitë ushqyese të 5.034 fëmijëve të moshës nga dy deri në gjashtë vjeç, ndër to edhe pirja e qumështit të lopës dhe llojeve të tjera të qumështit.
Në krahasim me fëmijët të cilët kanë konsumuar qumësht lope, janë më shtatgjatë për 1,5 centimetra nga fëmijët të cilët kanë pirë tri gota ndonjë qumësht të llojit tjetër.
Edhe pse studimi nuk kishte për qëllim përcaktimin e mekanizmit i cili shkakton rritje më të vogël te fëmijët të cilët nuk pinë qumësht lope, shkencëtarët supozojnë që shkaktari mund të jetë niveli i ulët i proteinave në llojet e tilla të qumështit.
Megjithatë, problem serioz dhe pengesë te prindërit që fëmijëve lirisht t’u japin qumësht lope është që shkencëtarët tërheqin vërejtjen që qumështi i lopës i blerë në dyqane është plotë antibiotikë dhe hormone. /Telegrafi/