Prindër, mos ju drejtoni fëmijëve me pyetjen “pse”, pasi ajo është pyetje e tyre. E bëjnë vetëm ata dhe jo ju, që jeni të rritur.
Vërtetë, është e para fjalë, që del nga goja e njeriut, kur përballet me një gjë të panjohur dhe të pakuptueshme dhe gati, është e pamendueshme. Dhe këtu qëndron edhe “kleçka”.
I rrituri duhet të bëjë pyetje të menduara.
Fëmija bën pyetjen “pse” sepse po mëson të mendojë dhe kjo pyetje këtë tregon, të nxisë për më shumë. Por kur del nga goja e të rriturit, fëmija bëhet konfuz. Ai pret zgjidhje nga i rrituri dhe jo hutim.
Provojeni në veten tuaj, se çfarë provoni, kur ju drejtohen me këtë pyetje.
Pyetja “pse” është pyetje, që provokon pasiguri dhe dyshim te personi, që i drejtohet.
Kur i drejtoni këtë pyetje fëmijës, ju, nuk ia drejtoni, që të merrni përgjigje, por për ta trembur më shumë.
Pyetja “pse” është pyetje, që e bëjnë vetëm fëmijët, sepse ende nuk dinë të bëjnë pyetje, që të mund të marrin përgjigje. Ju pushton ankthi dhe e keni shumë të vështirë të formuloni përgjigjen. Por edhe kur jepni përgjigje, tjetri vazhdon t’ju pyes “pse”dhe ju hutoheni.
Fëmijët tensionohen edhe më shumë pasi ata mendojnë dhe besojnë, se pyetjen “pse”, e bëjnë vetëm ata, fëmijët. /Telegrafi/