Fëmijët të cilët pinë qumësht shumë të yndyrshëm të lopës më vonë kanë tendenca më të vogla të shtimit të peshës trupore, ka treguar hulumtimi i ri i shkencëtarëve kanadezë
Përgjithësisht, nga lindja deri në muajin e gjashtë rekomandohet të ushqehet nga gjiri i nënës, ndërkaq në muajin e gjashtë fillohet me aplikimin e ushqimit joqumështor, në pajtim me këshillat e pediatërve, transmeton Telegrafi.
Kur fëmijët i mbushin një vit mund t’u jepet qumësht shumë të yndyrshëm lope, ndërsa studimi i ri ka treguar që ai është zgjedhje shumë më e shëndetshme se qumështi i mazitur apo pjesërisht i mazitur, së paku kur është fjala për fëmijët.
Shkencëtarët e spitalit St.Michael’s të Torontos kanë analizuar konstatimet e 28 hulumtimeve të mëhershme nga shtatë shtete të ndryshme, në të cilat kanë marrë pjesë 21.000 fëmijë të moshës midis një dhe 18 vjeç.
Ka rezultuar që fëmijët të cilët edhe pas vitit të dytë kanë vazhduar të pinë qumësht shumë të yndyrshëm i janë ekspozuar për 24 për qind rrezikut më të ulët të shtimit të peshës trupore.
– Për shumicën e fëmijëve, qumështi dhe produktet e qumështit janë burimi më i fuqishëm i yndyrave në bazë ditore.
“Analiza jonë ka treguar që është probabiliteti dukshëm më i vogël që fëmijët në moshën diç më të madhe të kenë peshë të madhe, nëse edhe pas vitit të dytë u jepet qumësht shumë i yndyrshëm”, thotë pediatri dr. Jonathon Maguire, i cili ka udhëhequr këtë hulumtim. /Telegrafi/