Site icon Telegrafi

Përse fëmija im është me autizëm?

Nga të gjitha çrregullimit psikiatrike në fëmijëri, autizmi është hulumtuar më së shumti, mirëpo, megjithatë pyetjes përse kjo sëmundje shfaqet ende i përgjigjemi me rrudhje krahësh

“IDIK”
Mbështetur nga MASHT

Prindërit janë të pangushëllueshëm, fëmijët e të cilëve sëmuren nga autizmi, janë të vetëdijshëm që fëmija i tyre gjithmonë do të dallohet nga moshatarët e tij.

Sipas të dhënave më të reja, shpeshtësia e autizmit ende rritet dhe vlerësohet që aktualisht autizmi zhvillohet te një (fëmijë) në njëqind fëmijë të lindur.

Si të dallohet fëmija autik?

Autizmi është çrregullim zhvillimor i cili shfaqet në fëmijëri, madje më së shpeshti klinikisht manifestohet gjatë tre vjetëve të parë të jetës. Fëmija autik është shumë lehtë të dallohet, duke pasur parasysh që shumica e tyre zhvillon modele të sjelljes repetitive, stereotipe, d.m.th., ata fëmijë kanë prirje që një veprim të njëjtë ta përsërisin disa herë.

Aftësia e tyre që të përqendrojnë vëmendjen është e reduktuar në minimum, derisa interaksioni social praktikisht është i pamundshëm.

Fëmijët janë të painteresuar për shoqërim me fëmijët e tjerë, për lodra, për ambientin. Pamundësia e të folurit, shqiptimi i vështirësuar i fjalëve si edhe bashkimi i fjalëve në tërësi kuptimi të mendimeve fëmijëve autikë ia vështirëson edhe më shumë funksionimin.

Ata janë të pafuqishëm, të mbyllur në botën e tyre, të paaftë t’i shfaqin dëshirat, nevojat dhe emocionet e tyre. Janë të robëruar dhe të dënuar që me jetën e tillë të përshtaten.

Disa prej tyre janë agresivë dhe hiperaktivë, me ç’rast pakënaqësinë dhe pafuqinë e tyre i shfaqin me sulme, me goditjet dhe kafshime.

Përse fëmija im është me autizëm?

Disfata më e madhe për prindërit e fëmijëve të sëmurë është kur mjeku u thotë që shkaktari i sëmundjes është gjenetika dhe që sëmundja nuk ka ilaç. Se ai është fati me të cilin duhet patjetër të pajtohen, të mësohen me atë handikap të jetojnë.

Është e vështirë për një prind ta kuptojë dhe ta pranojë faktin që fëmija i tij, i cili ka filluar të ecë me kohë dhe me kohë ka filluar të flasë, tani ka filluar të venitet, të zbehet, të bëhet hije.

Si t’ua shpjegojnë tregimin prindërve të pangushëllueshëm, të cilët japin fakt të qartë që fëmija i tyre ka pasur zhvillim psikomotorik tërësisht të rregullt, dhe përnjëherë thjesht fillon të venitet, të fundoset gjithnjë e më thellë?

Që fëmija ka qarë gjithë natën, ndërsa pastaj është shfaqur i gjithë agresioni deri atëherë i veprimeve të mësuara. Fëmija i cili ka lozur me fëmijët e tjerë bëhet i painteresuar, hiperaktiv, i paaftë të vendosë kontakt me ambientin.

Prindërit bëhen të pikëlluar, në çast u rrënohet bota. Nuk dinë ku të shkojnë, kujt t’i drejtohen, në cilën anë të orientohen.

Çdo tregim i tyre i ngjason njëri-tjetrit. Mirëpo, secila nga këto familje të fëmijëve autikë është e palumtur në mënyrën e vet. Zakonisht në fund mbeten të vetëm. Pajtohen me fatin e tyre, të vetëdijshëm që duhet patjetër të marrin veten dhe të ecin përpara, sepse prapa nuk ka mundësi. Megjithatë, shpresë ka!

Duhet kuptuar dhe pranuar jetën ashtu siç është. Duhet gjetur kuptimin e saj. Duhet të pushojnë së vajtuari për fatin vetjak, të përballen me sëmundjen dhe të luftojnë. Nuk ka pasur sukses vetëm ai i cili kurrë nuk ka provuar.

Është e saktë që sëmundja nuk zgjedh. Është e vështirë të jesh i përballur me faktin që fëmija është i sëmurë, edhe më vështirë nëse sëmundja është e pashërueshme. Çdo lëvizje në përmirësimin funksional të fëmijës autik për prindërit është shpresë.

Burimi i optimizmit

Duhet punuar në një pastrim komplet, detoksikim të gjithë organizmit, në pastrimin e organizmit nga prania e metaleve të rënda, helmeve, viruseve dhe baktereve.

Në aftësimin e qelizave mbrojtëse të organizmit të fëmijës, të cilat do të jenë të aktivizuara si një ndër pastruesit të jashtëzakonshëm të organizmit.

Kombinimi i suplementeve dhe përmirësimit në ushqim janë çelësi i suksesit, rasti që prindërve t’u jepet shansi, rasti që një e nesërme më e mirë për fëmijët e tyre, megjithatë ekziston. /Telegrafi/

Exit mobile version