Joshja e moshës së rritur është ndër misteret më të mëdha të fëmijërisë. Kur jemi në një moshë që mund të shëtitmi vërdallë të lirë, ta përfundojmë shkollën dhe të gjithë ushqimin ta kemi falas, të qenit të rritur prapë është diçka që ne e kërkojmë.
Tani, hulumtuesit e kanë zbuluar saktësisht se çfarë mendojnë fëmijët e moshave 8 deri 15 vjet për të rriturit, dhe përse me padurim presin të rriten, transmeton Telegrafi.
YouGov ka zbuluar se të shkuarit në shtrat për të fjetur kurdo që dëshironi është ndër privilegjet më të njohura të të rriturve.
Ky privilegj është ndjekur pas nga:
– Të pasurit lirinë e të vizituarit shokët kurdo
– Të blerit një shtëpi dhe ta dekoroni siç dëshironi
– Zgjedhja e një pune
– Blerja e një kafshe shtëpiake
– Zgjimi nga gjumi kurdo që dëshironi
– Aftësia për të lindur fëmijë
– Ngjyrosja e flokëve me çfarëdo ngjyre që ju pëlqen
– Tatuazhet…
– Dhe, shpimi i veshëve
Le të qëndrojmë paksa të heshtur rreth faktit se realitetet e jetës së një të rrituri mund t’ju parandalojnë t’i bëni shumë nga këto. Pas së gjithash, injoranca është lumturi.
Megjithatë, fëmijët gjithashtu kanë votuar edhe për gjërat më të ‘këqija’ që i përjetojnë të rriturit.
Pagimi i faturave ka qenë i pari në listë, përderisa është ndjekur pas nga:
– Të pasurit përgjegjësi për paratë tuaja
– Obligimi për të punuar
– Mungesa e pushimeve shkollore
– Obligimi për t’i pastruar vet rrobat
– Kufizimi i kohës
– Rrudhat në fytyrë
– Rënia e flokëve apo thinjat
/Telegrafi/