Telegrafi

Përse është i dobishëm vaji i trumzës?

Pos që ka shumë cilësi shëruese edhe lehtë i lufton infeksionet kërpudhore dhe bakteriale, vaji i trumzës ofron lehtësim dhe jep ndjenjën e kënaqësisë dhe ngrohtësisë që me gllënjkën e parë.

Gëzim Humolli
Trajner i fitnesit
tel. 044 161 876

Shkenca moderne ka treguar praninë e një sërë materieve shëruese të cilat arsyetojnë përdorimin e trumzës. Nga kohët e lashta praktikohej në mjekësinë popullore, ndërkaq shkenca bashkëkohore konfirmon efektin e saj.

Është e preferueshme për mbrëmjet e ftohta të dimrit apo për krijimin e energjisë shtesë kur jeni të ftohur.

Trumza (lat. Thymus serpyllum) është e pasur me hekur, kalcium dhe me përbërës të tjerë shërues. Ndikon pozitivisht ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Karakteristika e saj më e madhe fizike është e njohur edhe aroma shumë e këndshme e cila përftohet falë vajrave të veta eterike.

Vaji i trumzës mund të përdoret si vaj i ngrohtë për masazh dhe losion për artrit dhembje të muskujve dhe të kruarave, pastaj si mjet për dezinfektim.

Ky vaj përdoret “pothuajse për të gjitha” – nga shërimi i ftohjes, deri te “vrasja” e mikrobeve të ndryshme dhe jep ndjenjën e kënaqësisë dhe ngrohtësisë që me gllënjkën e parë.

Nuk ka asnjë përbërës të dëmshëm, toksik, prandaj mund të pihet pa përkufizime kohore dhe në sasi të pakufizuara.

Të gjitha dobitë e trumzës

– Ndihmon në shërimin e anemisë
– Shëron çrregullimin e frymëmarrjes
– Ndihmon kundër ngërçit muskulor
– Stimulon rritjen e flokëve
– Forcon dhe zhvillon eshtrat
– Shëron aknet
– Përmirëson shikimin
– Forcon sistemin imunitar
– Kontrollon shtypjen e gjakut
– Anti-flamator
– Kundër zbokthit

/Telegrafi/