Site icon Telegrafi

Përse duhet t’u mësojmë fëmijëve filozofinë sa më herët?

Steve Neumann, një shkrimtar dhe filozof, argumenton idenë e tij për mësimet që duhet t’u japim fëmijëve. Artikulli i tij është shfaqur në disa prej gazetave më prestigjioze shkencore.

Opinioni
Ideja që nxënësit në shkolla duhet të bëhen filozofë do të përqeshet njëlloj nga bordet e shkollave, mësuesit, prindërit dhe filozofët. Të fundit do të vënë në pikëpyetje faktin nëse fëmijët mund të bëjnë filozofi, ndërsa fëmijët do të njihen thjesht përciptazi me të e më pas me siguri do të arrijnë në konkluzionin se është shumë e panevojshme.

E vërteta është se asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme për mirëqenien në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe shoqërisë sesa t’u mësojmë atyre si të bëhen filozofë.

Nuk e kam fjalën që t’u mësojmë fëmijëve filozofinë ashtu siç ata e hasin në kolegj. Adoleshentët nuk kanë përse të zhyten në teorinë e Platonit për format apo imperativin kategorik të Kantit. Lloji i filozofisë që unë kam në mendje ndihmon fëmijët të bëhen qytetarë më të mirë, duke e kthyer klasën në atë që filozofi Xhon Diuej e quajti “shoqëria embrionike”.

Unë mendoj se shumë prej nesh e kuptojnë që shoqëria është një kompromis i nevojshëm dhe mendimi kritik dhe komunikimi efektiv është tepër i nevojshëm për suksesin e shoqërisë.

“Është më e lehtë të krijosh fëmijë të fortë sesa të riparosh një njeri të thyer”, siç tha dikur Frederick Douglass në një kontekst tjetër, shkrua Shqip. Në këtë kuptim, është thelbësore që fëmijët tanë të bëhen filozofë.

Edhe filozofë të tjerë e kanë trajtuar nevojën e pedagogjisë së filozofisë te fëmijët, por prioriteti ka mbetur gjithnjë te dialogu. Sipas këtij modeli, fëmijët kalojnë sipas një modeli filozofik ku mësojnë në praktikë. Është puna e mësuesit t’i udhëzojë dhe t’i informojë nxënësit, duke i ndihmuar të jenë të vëmendshëm dhe të arrijnë cilësi në arsyetimin e tyre, duke u siguruar se do të arrijnë barazi dhe respekt të përbashkët.

Përmes edukimit të filozofisë te fëmijët, është e mundur të arrihet një qasje më premtuese dhe më e qëndrueshme ndaj mënyrës së jetesës në një shoqëri pluraliste. Nëse nuk arrijmë t’i kthejmë fëmijët e shkollës fillore në Sokratë, fëmijët tanë mund të vazhdojnë të jenë ekspertë në fitimin e mjeteve të jetesës, por ata do të jenë të paaftë të krijojnë një shoqëri civile. /Telegrafi/

*Burimi: Washington Post
 

Exit mobile version