Truku i lirë dhe i thjeshtë do të bëjë që shtëpia juaj të jetë më e bukur për disa sekonda!
Kafen, pos për ta pirë, mund ta përdorni edhe në shtëpinë tuaj madje si freskues ajri me aromë tepër të mrekullueshme.
Pothuajse nuk ka njeri i cili nuk e do kafen. Mirëpo, pos për ta pirë pijen e preferuar të ngrohtë, kafen mund ta përdorni edhe në shtëpinë tuaj si freskues ajri, transmeton Telegrafi.
E gjitha që ju nevojitet janë: kafja e pabluar, filxhani (ose ena në të cilën do të qitni kafen) dhe qiriri i zakonshëm.
Procedura: qitni kokrra të kafes në filxhan, pastaj në të vendosni qiririn dhe ndizeni.
Qiriri nxeh kokrrat të cilat lirojnë aromën e mrekullueshme.
Edhe më lirë do të jetë nëse përdorni qiririn me aromë vaniljeje. Edhe ka aromë fantastike, edhe duket shumë bukur!
/Telegrafi/