Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
Përveç kësaj, deodorantët kanë në përbërjen e tyre aluminium që mund të rrisë rrezikun për kancerin e gjirit. Shumica e kancereve të gjirit zhvillohet në pjesën e sipërme të gjirit – zonë e afërt me sqetullën, aty ku aplikohen deodorantët. Kimikatet në deodorantet, përfshirë aluminiumin, “zhyten” në lëkurë, pastaj ndërveprojnë me ADN dhe çojnë në ndryshime deri në shfaqjen e qelizave kanceroze.
Për të shmangur sa më shumë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje, ju propozojmë një recetë të thjeshtë për të përgatitur deodorantin tuaj në shtëpi:
Përbërësit:
• 3 lugë vaj kokosi
• 3 lugë sodë bikarbonat
• 2 lugë Shea Butter
• vaj esencial (opsionale)
Përgatitja:
1. Vendosni Shea butter dhe vajin e kokosit në një enë në ngrohje mesatare derisa të shkrihet.
2. Hiqeni nga ngrohja dhe shtoni sodë bikarbonat
3. Përzieni mirë të gjithë përbërësit
4. Shtoni vajra esenciale (p.sh. vaj mente, livande, etj) dhe hidheni në një enë qelqi për ruajtje.
Kjo përbërje, nuk duhet të ruhet në frigorifer.
Nëse preferoni mënyrat natyrore, mund të provoni këtë alternativë pa kimikatet e rrezikshme. /Telegrafi/