Site icon Telegrafi

Përse (disa) meshkuj preferojnë femrat më të vjetra? Përgjigjja është në fakt shumë e thjeshtë…

GettyImages

Ndonëse shumë njerëz i shohin çuditshëm çiftet që dallojnë shumë në moshë, nuk duhet t’ju habisë fakti që sot gjithnjë e më shumë meshkuj për partnere kanë femrën me moshë më të vjetër

Dihet që marrëdhënia mes një burri më të ri dhe një gruaje më të madhe shikohet krejtësisht ndryshe nga ajo kur situata është e kundërt

Megjithatë, sipas hulumtimeve, ka më shumë arsye të justifikuara pse është kështu, transmeton Telegrafi.

Seksi

Seksi është i mrekullueshëm, sepse të moshuarat dhe më me përvojë kanë gjithmonë disa truke për të cilat të rinjtë as nuk i kanë dëgjuar, e lëre më t’i kenë përjetuar. Ato gjithashtu dinë se çfarë të bëjnë me ta dhe si ta udhëzojnë një mashkull ta bëjë këtë pa pasur nevojë t’ua shpjegojë.

Gratë e moshuara nuk çajnë kokën për formën trupore

Femrat e moshuara janë të kënaqura me trupin e tyre dhe nuk janë të fiksuara pas tij, ndaj çdo lojë nën çarçafë është krejtësisht e relaksuar dhe pa asnjë presion apo problem.

Pavarësia

Janë më të pavarura nga femrat më të reja, më të vetëdijshme, kanë jetën e tyre të rregullt dhe të ardhurat e tyre, nuk kërkojnë me asnjë kusht të dashur, por e gjithë marrëdhënia përjetohet në mënyrë të qetë dhe të relaksuar.

Ato nuk i trajtojnë si fëmijë

Ajo që është në fakt më e rëndësishme për meshkujt e rinj është që femrat e moshuara të dinë ta vlerësojnë një mashkull dhe të mos e trajtojnë atë si një fëmijë, që është ndoshta arsyeja më e mirë për marrëdhënie të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version