Pa dyshim se ekziston një moment në jetën tuaj kur keni menduar se përse disa meshkuj kanë mjekra me ngjyrë të kuqërremtë, por flokët nuk i kanë me të njëjtën ngjyrë.
Vetëm një përqindje shumë e vogël e njerëzve kanë flokë me ngjyrë të kuqërremtë, por nuk janë të vetmit të cilët rritin mjekra të kuqërremta, transmeton Telegrafi.
Kjo është krejt falë një mutacioni gjenetik të gjenit MC1R.
Ky gjen luan rol vital në prodhimin e melaninës, sasia e së cilës e cakton ngjyrën e flokëve, sipas shkencëtares së gjenetikës Petra Haak-Bloem.
MC1R e krijon një proteinë të quajtur melanokortina 1, e cila e konverton feolmelaninën (pigmentin e kuq) në eumelaninë (pigment të zi).
Haak-Bloem thotë se ne i trashëgojmë dy gjene MC1R, një nga secili prind.
Kur dikush i trashëgon dy gjene me mutacion, ata kanë flok të kuqe. Dhe, nëse vetëm njëri gjen është i ndryshuar në formë, atëherë kështu përfundoni me mjekër të kuqërremtë, ndërsa me flok ngjyrë tjetër. /Telegrafi/