Site icon Telegrafi

Përse bien flokët?

Rënia e madhe e flokëve është pasojë e veprimit të disa materieve të dëmshme në folikulën e qimeve, ndërsa ajo është në fazën e krijimit aktiv të qimeve. Sipas lokalizimit dhe përhapjes, rënia e flokëve mund të jetë difuzive ose në zona të kufizuara, ndërsa sipas rezultatit të fundit mund të jetë edhe kaluese, edhe afatgjatë.

Nëse zgjat më shumë se tre muaj, duhet shkuar te dermatologu i cili do t’ju rekomandojë hulumtime të caktuara dhe do të gjejë shkaktarin.

A ka ilaç?

Duke pasur parasysh se shkaktarët e rënies së flokëve janë të shumtë, po ashtu edhe shërimi është i llojllojshëm dhe varet nga shkaktarët.

Me preparatet polivitaminoze, në mënyrë lokale aplikohen mjete të ndryshme të cilat shtojnë shëndeti e flokëve. Nga preparatet për aplikim lokal më së shumti përdoren dy: Minoxidili pesëpërqindësh, Aminexili, si edhe preparatet bimore.

Në mesin e preparateve bimore duhet theksuar prodhimet e linjës 101, nuk përmbajnë substanca kimike dhe nuk kanë efekte anësore. /Telegrafi/

Exit mobile version