Site icon Telegrafi

Përse adoleshentët u bëjnë rezistencë personave autoritarë?

Rezistenca, mosbesimi, madje edhe armiqësia ndaj çdo forme të autoritetit në adoleshencë, tregon që personat e tillë kanë përvoja negative me prindërit si bartës të autoritetit

Sjellja e këtillë shfaqet në raport me arsimtarët, ndërsa më vonë edhe ndaj drejtorëve, shefave, por edhe ndaj çdo njeriu tjetër, nëse, thjesht, gjenden në pozitë nënshtruese, transmeton Telegrafi.

Ajo ndjenjë e rezistencës bartet plotësisht me pavetëdije, theksojnë ekspertët.

Nëse adoleshenti ka qenë i përkëdhelur dhe në qendër të vëmendjes së familjes, po atë raport e pret edhe në klasë, ndërsa më vonë edhe në kolektiv. Nëse nuk i plotësohen pritjet, ai reagon me agresivitet apo në mënyrë depresive.

Prindërit gabojnë edhe nëse fëmijës së vet ia planifikojnë jetën prej detajeve më të imëta, duke përfshirë edhe lojën si edhe kohën e pushimit.

Te fëmijët e tillë në këtë mënyrë ngufatet krijimi i iniciativës së vet, pavarësisë dhe përgjegjësisë, të cilat mungojnë më vonë në moshën e adoleshencës dhe në moshën e rritur. Atëherë shfaqet problemi, sepse prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre i dëgjueshëm dhe i nënshtruar njëkohësisht të bëhet i gjindshëm, spontan, i guximshëm dhe imponues.

Pritjet e këtilla janë mision i pamundshëm, theksojnë ekspertët. Sipas mendimit të tyre, prindërit autoritarë dhe kërkues në të vërtetë janë prindër nervozë.

Imponimi strikt i mënyrës së caktuar të sjelljes paraqet dëshirën që të shmangen brengat vetjake, problemet, moskuptimi i rrethit, dyshimi dhe dilemat e përditshme. /Telegrafi/

Exit mobile version