Telegrafi

Perrotta mund ta braktisë Romën

Agjenti i Perrotas, Giuseppe Bozzo, ka thënë për “Datasport” se klienti tij mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

“Dëshira e Simones është të qëndrojë te Roma, mirëpo tani për tani nuk mund të themi që largimi i tij nuk është i mundshëm”.

“Do t’i shqyrtojmë të gjitha ofertat së bashku me klubin, dhe pastaj do të varet nga drejtuesit nëse do të pranojnë ndonjë ofertë ose jo”, është cituar të ketë thënë Bozzo.