Site icon Telegrafi

“Përrallë” më e papëlqyera nga të gjitha këngët përfaqësuese të Shqipërisë (Video)

Kënga “Përrallë” e Eneda Tarifës tashmë është realizuar në verzionin anglisht.

“Fairytale” mban titullin kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti, i cili do të mbahet në Stockholm të Suedisë, transmeton Telegrafi.

Videoklipi i këngës i publikuar në kanalin “Youtube” ka marrë shumë “dislike” (mospëlqime) dhe komente të shumta negative, komente këto që u bllokuan vetëm pas pak orësh.

Ky projekt me muzikë dhe tekst të Olsa Toqit deri më tani del të jetë nga këngët më të papëlqyera dhe të papërkrahura nga publiku nga të gjitha këngët përfaqësuse të Shqipërisë ndër vite./Telegrafi/.

https://www.youtube.com/watch?v=WN9B6rmLw1w&sns=fb&app=desktop

Exit mobile version