“Jemi përgatitur maksimalisht për sezonin e ri. Kemi një skuadër shumë të fortë dhe besoj se jemi të pa rival këtë sezon. Duke parë se me çfarë lojtare jemi përforcuar mund të them lirisht se nuk do të e kemi të vështir fare”, deklaroi ish-basketbollistja e shumë skuadrave kosovare. Ndër të tjera, Përquku tha se shpreson që edhe skuadrat e tjera të arrijnë të përforcohen me lojtare kualitative.
“Shpresoj se edhe skuadrat e tjera të arrijnë të përforcohen, pasi kështu do të bëhej më interesant edhe kampionati. Ndryshe nëse skuadrat nuk bëjnë përforcimet, atëherë sezoni për ne do të jetë më i lehtë dhe nuk do të kemi rival të denjë për titull kampioni dhe Kupën e Kosovës. Ne kemi fond lojtaresh shumë të mira dhe në ndeshjet përgatitore e kemi dëshmuar se jemi vërtet një skuadër shumë e mirë gjë që do ta dëshmojmë edhe në kamp;ionat”, përfundoi Përquku.
Penza sezonin e kaluar e mbylli me vetëm një trofe, atë të Kupës së Kosovës, pasi mposhti Sigal Prishtinën në finale. Në javën e parë të edicionit të ri përballet me Kastriotin e Ferizajit. /Tribuna/Telegrafi/