Përquku tha për Arenën se tashmë marrëveshja është me skuadrën ‘bardhekaltër’. “Kam arritur marrëveshje me skuadrën e Tiranës, dhe jam shumë e kënaqur për këtë. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë dhe shpresoj se do të jap kontributin tim që të ndihmojë ekipin që të arrijmë synimet”, deklaroi Përquku.
Ndryshe, ajo tha se ka pasur edhe oferta të tjera nga disa skuadra, por në fund kishte vendosur t’i bashkohet tiranasve. “Kam pasur oferta edhe nga disa skuadra tjera. Por, oferta e Tiranës ishte më e mirë dhe më bindëse andaj vendosa t’i bashkohem”, theksoi Përquku. Të kujtojmë që në stinorin vjeshtor, Përquku djersiti fanellën e Penzës dhe pas problemeve të skuadrës pejane vendosi të largohet. /Tribuna/Telegrafi/