Telegrafi

Përqindje e ulët e GDP-së

Komisioni Evropian ka vlerësuar se marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe hetimet e filluara për korrupsionin janë mjaft të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

Lumir Abdixhiku, nga Instituti për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”, rritjen prej 4.8 për qind të GDP-së e quan simbolike.

“Çdo rritje ekonomike nën 10 për qind, për Kosovën është e pamjaftueshme. Ne kemi rreth 30 mijë të rinj që hyjnë në tregun e punës çdo vit”, thotë Abdixhiku.

Edhe Musa Limani, drejtues i Institutit Ekonomik të Kosovës, e vlerëson të pamjaftueshme rritjen e GDP-së nga Komisioni Evropian.

“Një shifër e ngritjes së GDP-së nën numër dyshifror është shumë e vogël për ta ndryshuar situatën shumë të rëndë ekonomike në Kosovë”, thotë Limani.

Komisioni Evropian, duke iu referuar të dhënave, ka vlerësuar se papunësia në muajt e parë të vitit 2010 është rritur dhe se aktualisht në Kosovë janë 339 mijë të papunësuar. /Rel/Telegrafi/