Një ish oficere policie amerikane që qëlloi për vdekje fqinjin e saj brenda banesës së tij në Dallas është dënuar me 10 vjet burg për vrasje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Amber Guyger, 31 vjeçe, argumentoi se ajo vrau Botham Jean, 26 vjeç, pasi gabimisht mendoi se ishte në banesën e saj dhe se ai ishte një “kriminel”.
Gjatë një gjyqi të tensionuar shtatë-ditor, Guyger pranoi se ajo qëlloi “një njeri të pafajshëm”.
Prokurorët e akuzuan atë se kishte hyrë në banesën e Jean dhe e qëlloi atë ndërsa ai ishte ulur në divanin e tij.
Jean, një vendas në ishullin Karaibe të Shën Lucisë, ka punuar si llogaritare në firmën e shërbimeve financiare Pricewaterhouse Coopers (PwC) në kohën e vdekjes së tij.
Megjithatë, çfarë ka bërë përshtypje në gjithë këtë proces, ka qenë reagimi i vëllait të viktimës.
Në një dëshmi emocionale, vëllai i Jean, Brandt tha që ai “e donte [Guyger] si person” para se t’i jepte një përqafim.
Guyger, e cila shërbeu në forcën e policisë për katër vjet, nuk dëshmoi në seancën dëgjimore, e cila përfshinte dëshminë emocionale nga të afërmit dhe miqtë e Jean. Babai i tij, Bertrum, filloi të qante ndërsa ai përshkroi dhimbjen pas vrasjes.
Ndërsa Brandt, pas deklaratës tha se dëshironte të fliste drejtpërdrejt me Guyger dhe i tha asaj: “Nëse me të vërtetë ju vjen keq, unë e di se mund të flas me ju. Ju fal juve”.
Ai shtoi: “Unë as nuk dua që ju të shkoni në burg … Unë ju dua si person. Unë nuk dëshiroj asgjë të keqe për ju”.
Pasi u lejuan të përqafoheshin, ata e mbajtën njëri-tjetrin në një përqafim të gjatë. /Telegrafi/