Telegrafi

Përqafimi i nënës dhe vajzës pas pesë muajsh – ikën bashkë nga shtëpia, por fati i ndau (Video)

Shpëtoi nga deti pasi barka në të cilën gjendej ajo u fundos. Menjëherë më pas, policia dhe njerëzit e Lampeduze e gjetën dhe e njoftuan se kishin gjetur edhe vajzën e saj.

Siç kanë njoftuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, refugjatja 4-vjeçare kishte ardhur në Itali e vetme, pa nënën e saj nga Afrika e Veriut, pesë muaj më parë.

Ato u ndanë kur nëna e saj e kishte lënë tek një mike e saj në Tunizi, duke u kthyer në shtëpi për të marrë edhe disa gjëra tjera. Por, kur ishte kthyer, mikja, bashkë me vajzën e saj veçse ishin nisur për Itali.

Dhe rrugës ishin ndarë edhe me miken e nënës së saj dhe vajza kishte mbetur e vetme. E shpëtuan në det, por për fat të mirë një grua e kishte identifikuar përmes fotografisë, me çka edhe policia kishte filluar të kërkonte nënën e saj.

“Ishte një moment shumë prekës. Nëna dhe vajza me siguri kurrë nuk do ta harrojnë”, ka thënë një inspektor policia, dëshmitar i ngjarjes. /Telegrafi/