Site icon Telegrafi

Përqafimi ndërpret lemzën

Lemza është pasojë e ngërçeve të pakontrolluara të diafragmës, shtresës së muskujve horizontalë, që ndan zgavrën e gjoksit nga abdomeni, ndërsa shkaktari i saktë i lemzës shpesh është i panjohur, transmeton Telegrafi.

Lemza mund të shkaktohet nga teprica e thartirës së lukthit, nikotina e tepërt, ndryshimet e shpejta të temperaturës së dhomës, si dhe ndryshimet e temperaturës në lukth, për shkak të ushqimit të ngrohtë.

“Është fakt që as sot nuk e kuptojmë mekanizmin e saktë, i cili e shkakton lemzën, por ajo mund të jetë pasojë e ngacmimit të nervove, por edhe e infektimeve ose madje dëmtimit të trurit”, pohon gastroenterologu Alastair Watson nga universiteti “East Anglia”.

Disa prej metodave të popullarizuara të ndërprerjes së lemzës janë frymëmarrja përmes një qeseje të letrës dhe pirja e sasive të mëdha të ujit.

Disa metoda të tjera përfshijnë edhe gëlltitjen e akullit të bluar, por edhe vendosjen e një luge me sheqer në fund të gjuhës.

Ndihmon edhe një përqafim i fortë, i cili e shtyp diafragmën dhe e ndërpret lemzën. /Telegrafi/

Exit mobile version