Telegrafi

Përqafimi i Tyson dhe Holyfield (Foto)

Tyson, i cili gjendej në Chicago, vendosi të vizitonte “mikun e tij të vjetër”, i cili po jepte autografe dhe promovonte salcën e tij për gatimet në skarë.

“Thjesht doja ta shihja Evanderin. E dua Evanderin. Jam i lidhur përgjithmonë me të për gjithë jetën time”, deklaroi Tyson.

Është vështirë të besohet se këto fjalë erdhën nga njeriu, i cili ia kafshoi veshin Holyfieldit 16 vjet më parë gjatë një meçi boksi ndërmjet tyre.

Ishte data 28 qershor 1997 në Las Vegas, kur Mike Tyson kafshoi veshin e kundërshtarit të tij, Evander Holyfield, duke i shkëputur një copë kërci. /Telegrafi/