Telegrafi

Përqafimi i fundit i oficerit me kalin e tij (Foto)

Kali i quajtur Charlotte, kishte punuar për Policinë e Houston për 4 vitet e fundit ngordhi në 3 dhjetor pasi u godit nga një kamion që mbante beton.

Sipas raportimeve të WTSP padroni i tij, oficer D. Herrejon refuzoi ta linte vetëm Charlotte-ën e pajetë teksa ishte e shtrirë në cepin e rrugës.

Fotoja e cila ka prekur zemrat e të gjithëve është postuar në Facebook nga një oficer i departamentit me citimin “Me dorë në zemër duam të lajmërojmë vdekjen e Charlotte, kali i patrullimit që ngordhi në krye të detyrës këtë mëngjes në një aksident automobilistik.”

Fotoja tregon momentet e fundit të kalit teksa Herrejon i dëshpëruar e përqafon dhe vendos kokën e tij mbi atë të kalit.