Një vajzë e vogël e cila u mbrojt nga përqafimi i të atit të saj, është e mbijetuara e fundit nga rrënojat e ndërtesave shumëkatëshe të cilat u shemben në Kinë, raportojnë mediat të martën.
Ajo është gjetur në mbeturinat e ndërtesës gjashtë-katëshe të banimit, 12 orë pas tragjedisë, e cila la të vdekur të paktën 22 persona.
Tre vjeçarja Wu Ningxi shpëtoi vetëm me lëndime të vogla, ku mbrojtja iu ofrua nga i ati saj, i cili u gjet i vdekur, pasi e kishte shpëtuar të bijën nga rrënojat.