Pavarësisht se a duam ta pranojmë apo jo, secili prind dëshiron që fëmija i tyre të jetë më i mençuri.
Prindërit bëjnë gjëra të shumta për t’u siguruar se fëmija do të bëhet inteligjent dhe i mençur, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo fillon nga vitet e hershme, kur prindërit fillojnë t’iu mësojnë gjuhë të huaja fëmijëve.
Sipas hulumtimeve të reja, një prej mënyrave më të lehta dhe më të mira për ta rritur inteligjencën e fëmijës është duke i dhuruar mjaftueshëm përqafime.
Përqafimi është shumë i rëndësishëm për fëmijën gjatë fazës zhvillimore.
Ky hulumtim është kryer nga një spital në Ohio dhe sugjeron se përqafimi e nxitë rritjen e trurit dhe u ndihmon atyre të bëhen më të mençur.
Kjo nuk është diçka e re. Edhe më herët është dëshmuar se kontakti lëkurë-lëkurë i nënës me beben e rritë kontrollin kognitiv të bebeve.
Edhe studime tjera të shumta kanë treguar se prekja fizike ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijëve, në veçanti me aftësitë kognitive, zhvillimin social, perceptimin, etj. /Telegrafi/