Site icon Telegrafi

Përpos që e rrahin brutalisht, të rinjtë ia ngulin tri herë thikën në shpinë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një sulm brutal kurse pamjet janë publikuar në internet, ku shihet një grup të rinjsh sulmojnë një bashkëmoshatar të cilin përpos që e rrahin ia ngulin tri herë thikën në shpinë.

Viktima po mundohej të fshihej prapa banakut të një lokali, kur disa të rinj me çdo kusht e nxorën nga banaku dhe njëri prej tyre e theri tri herë me thikë, transmeton Telegrafi.

Pamjet rrëqethëse i ka publikuar policia metropolitane, e cila po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesve të cilët janë në arrati.

Sulmi i pamëshirshëm ka ndodhur në një piceri në pjesën lindore të Londrës, kurse viktima është një 18-vjeçar i cili ende nuk dihet se si përfundoi duke u kacafytur me të rinjtë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital ku pas tretmanit është konstatuar se është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version