Një vajzë e re është therur vazhdimisht me thikë nga një burrë, i cili u mundua t’ia vjedh çantën.
Sulmi brutal ka ndodhur para apartamentit të saj në Dublin të Irlandës, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet një vajzë rreth të 30-ve duke ecur drejt kompleksit ku ajo banonte, kur prapa saj shfaqet një burrë i cili në mënyrë tinëzare e sulmon dhe tenton t’ia vjedh çantën.
Por, është interesant se si viktima e sulmit për asnjë moment nuk pranon t’ia dorëzoj çantën, dhe mbrohet me duar nga sulmi i vazhdueshëm me thikë.
Në fund hajni dorëzohet dhe largohet duarthatë, ndërsa viktima është dërguar në spital për tretman pasi është therur në këmbë dhe duar.
Pasi është lëshuar nga spitali, ajo ka publikuar në profilin e saj në Facebook, pamjet e sulmit për t’i paralajmëruar femrat tjera. /Telegrafi/