Telegrafi

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Shkup, lëndohet rëndë një person

Dje në orën 13:30 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Goce Dellçev” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Mercedes”, i drejtuar nga R.R. nga Shkupi dhe një motoçikletë tip “Aprilia”, e drejtuar nga M.D.(44) nga Shkupi, të dy me shenja regjistrimi Shkup.

Lëndime të rënda trupore në aksident ka pësuar M.D., e diagnostikuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.