Telegrafi

Përplasje verbale në mes të punëtorëve dhe menaxhmentit të shkritores MZT në Shkup

Menaxhmenti i shkritores MZT i ka akuzuar punëtorët e saj se nuk tregojnë cilësi në punë, nuk i respektojnë urdhërat, punojnë vetëm gjysmë orari dhe se i vjedhin pjesët rezervë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas shkritores, një gjë e këtillë, si edhe rroga prej 45.000 denarësh është toleruar për shkak të mungesës së kuadrit dhe detyrimeve ndaj blerësve, duke paralamëruar masa juridike.

Këshilli i drejtorëve dhe menaxhmenti u ka bërë të qartë sidinatës dhe të punësuarve se koha e papërgjegjshmërisë, jokompetencës, shantazhit dhe manipulimit ka mbaruar. Këshilli paralajmëron ardhjen e një investuesi të ri dhe përzgjedhje mjaft të rrept të punëtorëve.

Megjithatë, punëtorët që protestuan përsëri para kuvendit të Maqedonisë thonë se akuzat e ngjashme i ndëgjojnë tash e dhjetë vite, duke pohuar se punojnë edhe jashtë orarit të punës, ndërkaq nuk e fitojnë as rrogën bazë.

Në lidhje me vonesën e rrogave, Drejtoria e të ardhurave publike thotë se i kanë marrë masat të cilat janë në pajtim me ligjin për procedurë tatimore. Edhe policia financiare pohon se është hapur procedurë parahetimore, ku janë duke u shqyrtuar ankimet për krim financiar në shkritoren MZT./Telegrafi/