Site icon Telegrafi

Përplasje verbale mes deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe Talat Xhaferit (Video)

Deputetët e opozitës të udhëhequr nga OBRM-PDUKM në Kuvend u përballën verbalisht me kryetarin Talat Xhaferi, pasi ky i fundit refuzoi të jep pauzë me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski.

Në seancën e sotme në të cilën në rend dite janë disa pika, është vendosur edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë, për të cilin OBRM-PDUKM-ja kërkoi të largohet nga rendi i ditës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme deputeti Ilija Dimovski kërkoi që propozim-ligji për gjuhët të largohet nga rendi i ditës, ndërsa nga shumica parlamentare kërkesa e tij u refuzua.

Pas dhjetë minutave diskutime me deputetët e opozitës, Xhaferi vendosi të jep pauzë me qëllim që të qetësojë situatën./Telegrafi/

Exit mobile version