Në Melbourne të Australisë ka ndodhur një rrahje ndërmjet maqedonasve dhe grekëve që janë emigrantë në këtë shtet të largët të globit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbi 2000 protestues grek morën pjesë në një protestë me moton “Jo për shitjen e emrit Maqedonia dhe Maqedonia do të jetë gjithmonë greke”.
Gjatë kësaj proteste, një grup maqedonasish kanë qëndruar pranë konsullatës greke dhe janë hetuar nga demonstruesit grek. Kjo situatë ka shkaktuar një përjeshje verbale, e më pastaj edhe fizike.
Policia ka ndërhyrë dhe për pak kohë situata është qetësuar./Telegrafi/