Në një aeroport të Japonisë para pak çasteve ka ndodhur një përplasje mes dy fluturakeve, që është rasti i dytë i këtij lloji që po ndodhë në pistë në këtë shtet brenda pak javëve, shkruan Independent.
Aeroplani i aviokompanisë jugkoreane Korean Airlines, është përplasur me fluturaken Cathay Pacific Airways në aeroportin e qytetit japonez Hokaido, transmeton Telegrafi.
Nga menaxhmenti i aeroportit është konfirmuar lajmi për përplasjen e dy aeroplanëve. Thuhet se aksidenti ka ndodhur kur fluturakja e Korean Airlines me 289 pasagjerë po bëhej gati për udhëtim.
🚨BREAKING ✈️:
Korean Air & Cathay Pacific passenger aircraft collided at the Hokkaido airport, Japan – NHK Report
Developing story pic.twitter.com/mfwCX5fBRV
— OsintTV 📺 (@OsintTV) January 16, 2024
STV Japan ka raportuar se nuk ka të lënduar nga kjo përplasje. Thuhet se mbi 46 fluturime janë anuluar sot në këtë aeroport, për shkak të reshjeve të mëdha në atë rajon.
【現地の様子】#注意喚起 北海道 #新千歳空港 で大韓航空機とキャセイパシフィック機が接触事故 現地は大雪で乱れ1月16日 #空港 #飛行機 #北海道 #大雪 : 事件事故・災害速報ニュース https://t.co/SiW46Bja3w #千歳市 #飛行機事故 #札幌 #大雪警報 pic.twitter.com/lc3wVrSK3A
— 災害火災画像速報ニュース2 (@Gt8VUlzRG7buafO) January 16, 2024
Ky aksident ka ndodhur dy javë pas një përplasje tjetër të dy fluturakeve në aeroportin e Tokios që pati pasoja fatale, ku si pasojë humbën jetën pesë persona. /Telegrafi/