Ministria e punës dhe politikës sociale, në krye me Milla Carovska ka reaguar te Qendra për punë sociale – Gjevgjeli për angazhim partiak dhe agjitacion nga ana e të punësuarve.
Ministrja Carovska ka realizuar takim me të gjithë të punësuarit dhe drejtorin e Qendrës, Llazo Trajkov dhe ka paralajmëruar të punësuarit se gjatë fushatës zgjedhore, Qendra nuk guxon të keqpërdoret për qëllime partiake nga anëtarë të asnjë partie politike.
“Drejtorin Trajkov e kishin informuar se dy të punësuar në QPS Gjevgjeli, njëra prej tyre kandidate për këshilltare nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Angelina Petkovska kanë kryer agjitacion mbi shtresat më të prekshme të shoqërisë dhe se ai duhet të ndërmarrë masat si person kompetent në këtë institucion shtetëror”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.
Më herët, OBRM-PDUKM u ankua se ministrja Carovska kryen shtypje ndaj një të punësuare që ka angazhim politik jashtë orarit të punës, gjë që e ka të garantuar me ligj./Telegrafi/