Pronat e Kishës Autoqevale të Maqedonisë janë shndërruar në mollë sherri në mes të kishës dhe Igor Aleksandrovit, një person i shkishëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aleksandrov planifikon që pronat e kishës t’i regjistrojë si prona të një korporate, por peshkopi Pjetër e kundërshton një gjë të këtillë, duke sqaruar se Aleksandrov e ka të qartë se cilat prona janë të kishës, e cilat janë të Shoqatës së komunave ortodokse maqedonase në Australi.
Pjetri thekson se Këshilli duhet të vendosë për pronat dhe kishat që menaxhohen nga Shoqata në fjalë./Telegrafi/