Telegrafi

Përplasje prokurorishë në Maqedoni, prokurorët publik qortojnë prokuroren speciale Katica Janeva

Prokurorët publik të Prokurorisë themelore publike i kanë dërguar një letër publike prokurores speciale Katica Janeva, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me procedurat që ndjek Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Janeva vepron në mënyrë mjaft të turpshme, joprofesionale, të paligjshme dhe e dëmton profesionin e prokurorit publik.

Prokurorët publik e akuzojnë Katica Janevën se në paraqitjen e saj të fundit, në opinion ka shpalosur të pavërteta dhe se detyra e tyre është që të sqarojnë publikun, por edhe të pengojnë përhapjen e të pavërtetave, duke shprehur kështu papajtueshmëri dhe mos miratim.

Në fund, prokurorët ia kujtojnë Katica Janevës se detyra e të dy palëve është përndjekja e krimit, njohja e së drejtës, puna sipas ligjit dhe standardeve profesionale juridike dhe jo krijimi i klimës së mosrespektit të ligjeve dhe institucioneve, politikbërja publikike politike, dënimi publik i personave dhe vendimi pa ndonjë proces gjyqësor./Telegrafi/