Për opozitën, ndryhsimet ligjore që i propozon shumica parlamentare për ligjin për Avokatin e Popullit, janë në kundërshtim me raportin e PRIBE-së dhe parimet e Parisit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtyre propozimeve, Avokati i Popullit duhet të ketë dy zëvendës, të cilët duhet të jenë nga radhët e partive që qeverisin me vendin.
Sipas Alsat-M, ndër emrat e përfolur janë Suzana Saliu dhe Zoran Andonovski. Për pozitën në Maqedoni, me këto ndryshime ligjore, do të lehtësohet puna e Avokatit të Popullit./Telegrafi/