Telegrafi

Përplasje në OBRM-PDUKM, dalin në shesh pakënaqësitë, kërkohet shtyrje e kongresit partiak

Një pjesë e funksionarëve të lartë të OBRM-PDUKM-së kërkojnë shtyrje të kongresit, duke hedhur akuza për dhënien përparësi të një kandidati për kryetar të ardhshëm të kësaj partie politike, pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndër të pakënaqurit janë edhe Antonio Milloshoski, Nikolla Popovski, Ilija Dimovski, Trajko Veljanoski, si edhe Boris Zmejkovski. Sipas tyre, ka probleme serioze në procesin e organizimit dhe realizimit të Kongresit dhe kërkojnë që i njëjti të shtyhet për në shkurt.

Të pakënaqurit ankohen për shfrytëzim të burimeve partiake vetëm për një kandidat, bëhet trysni ndaj një pjese të madhe të delegatëve që të nënshkruhen për një kandidat të caktuar, tentohet të fitohet mbështetja për një kandidat përmes mesazheve të vërteta dhe të rejshme, përdoren kërcënime për mbështetësit e ndonjë kandidati tjetër.

Gjithashtu, kërkojnë që të rritet numri i delegatëve nga 544 në 5000./Telegrafi/