Këshilli i prokurorëve publik (KPP) të Maqedonisë ka votuar kundër dhënies në dorëzim të Prokurorisë Speciake Publike (PSP) të lëndëve ”Magyar Telekom” dhe ”Verushevski”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kundër kërkesës së prokurores speciale, Katica Janeva, votuan 7 prokurorë të Këshillit, ndërkaq kreytari i KPP-së, Petar Anevski, akuzon Janevën se është duke e nënçmuar Këshillin dhe se në të ardhmen nuk do të thirret në mbledhje. Paqartësia vazhdon edhe më tutje, pasi që nuk dihet se si do të veprojë më tutje prokurorja Janeva./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Prokurorja speciale Katica Janeva paraqitet në Këshillin e prokurorëve publik