Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, u ka kërkuar të punësuarve në MPB që të mos e respektojnë telegramin e dërguar nga zv. ministri plotësues, Mitko Çavkov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Telegrami me urdhëra të Çavkovit është dërguar mbrëmë dhe u kërkon të punësuarve që të respektojnë vendimin e qeverisë, të sjellë javën që kaloi, për t’i shfuqizuar të gjitha vendimet e nënshkruara nga Oliver Spaskovski.
Spasovksi, u sqaron të punësuarve se sipas Ligjit, me MPB-në udhëheq ministri, e jo zv. ministri plotësues, që ka përgjegjësi vetëm me veprime që lidhen me zgjedhjet./Telegrafi/