Sot pasdite kryesia e ngushtë e BDI ka mbajtur mbledhje lidhur me zhvillimet e fundit në negociatat mes katër partive politike në Përzhino, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas gazetës Lajm thuhet se mbledhja e udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Abdilaqim Ademi ka dështuar për shkak të kaosit që është shkaktuar nga revolta e kryetarëve të degëve partiake.
Revolta ka shpërthyer në momentin kur anëtarët e kryesisë së zgjeruar janë njoftuar lidhur me detajet e marrëveshjes së re që është arritur.
“Kryetarët e të gjitha degëve partiake kanë kundërshtuar disa pjesë skandaloze të kësaj marrëveshjeje, duke vlerësuar se ajo është e dëmshme edhe për BDI edhe për shqiptarët.
Në fokus të akuzave siç thuhet, ka qenë Artan Grubi, i cili është akuzuar për dështim në këto negociata dhe nuk ka arritur të mbrojë interesin e votuesve të BDI”, kanë deklaruar për Lajm burime partiake./Telegrafi/