Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka patur një debat të ashpër me liderin e partisë “Nea Democratia” të Kyriakos Mitsotakis, për çështjen e emrit të Maqëedonisë.
Mitsotakis e akuzoi Qeverinë për mungesë të një pozicioni të vetëm për çështjen e emrit, kurse Tsipras replikoi duke i thënë se partia e Mitsotakis ka lëshuar pe nga linja kombëtare.
Tsipras sqaroi edhe njëherë se kërkohet emër i përbërë, që do të përdoret “egra omnes”, pra edhe për përdorim të jashtë, edhe të brendshëm, si edhe ndryshim të Kushtetutës.
Megjithatë, Mitsotakis vazhdoi me kritika duke e akuzuar kryeministrin për lënie anash bisedimeve të opozitës greke./Telegrafi/