Site icon Telegrafi

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu sul Taulant Ballës në mes të tensioneve gjatë seancës plenare.

Gjatë shkëmbimeve të akuzave, në një moment, Balla i drejtohet Sali Berishës, duke iu referuar Flamur Nokës: “Merre këtë, se është i çmendur”.

Lexo po ashtu Rama "merr në dorë" Bashkinë e Tiranës, çdo mëngjes mbledhje me stafin

Noka humbi kontrollin duke iu vërsulur vendit ku qëndronte Taulant Balla. Në vërshim e sipër, Noka hodhi në tokë një gardist e më pas mori një shishe ujë e goditi me të Ballën.

Flamur Noka u përjashtua nga seanca.

Exit mobile version