Sipas njoftimeve më të reja të KSHZ-së për verifikim në terren të 87350 personave, deri tani janë shënuar të dhëna edhe për 10000 persona tjerë. Nga numri i përgjithshëm, 37000 persona nuk janë gjetur në shtëpi, pra mbi 40%, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Silvana Boneva e VMRO-DPMNE-së, propozoi që këta persona të thirren dhe personalisht të paraqiten, në mënyra që lista të publikohet përsëri në internet. Sipas saj, MPB-së i duhen dy deri tre ditë t’i verifikojë arsyet përse këta persona nuk kanë qenë në shtëpi, nëse janë jasht vendit, etj, duke shtuar se KSHZ-ja është e gatshme për të organizuar zgjedhjet dhe se duhet të krenohet me punën e bërë.
Për dallim nga Boneva, anëtarët tjerë të KSHZ-së nga LSDM-ja, Vioelta Duma dhe Igor Milevski, deklarojnë se nuk ka përfunduar puna, pra ”ka diagnozë, por nuk ka ilaçe”. Sipas tyre, nëse shpallen zgjedhjet, atëherë do të fshihen vetëm 1100 persona të vdekur, kurse të dhënat tjera nuk do të ndryshohen aspak, që nuk garanton besimin në Listën zgjedhore./Telegrafi/