Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Energji është zhvilluar me tensione dhe debate.
Nënkryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, propozoi përjashtimin e deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.
Kjo pasi siç u shpreh ai, të njëjtit kanë bërë mungesa të shumta në mbledhjet e Komisionit.
Në fillim të mbledhjes së sotme, kryetari i Komisionit, Hajdar Beqa, tha se deputetja Balje nga pesë mungesa, tri i ka të arsyetuara.
Sipas tij, edhe Karaxhiq ka dërguar sqarime.
Ai tha se deputetja Balje ka qenë në vizita zyrtare dhe se kishte paralajmëruar mospjesëmarrjen. Derisa kërkesën e Mujës e quajti ‘puro politike’.
“Këto kërkesa nga VV janë puro politike, sepse nuk po votojnë siç dëshironi ju”, tha ai.
Pas kësaj kërkese pati reagime dhe përplasje mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqës dhe deputetit të LVV-së, Arbër Rexhajt.
Ndaj këtij propozimi ka reaguar edhe LDK dhe AAK. /Telegrafi/