Raporti katërmujor për realizimin e buxhetit të komunës së Tetovës ka shkaktuar përplasje në mes të këshilltarëve të opozitës dhe autoriteteve të komunës së Tetovës.
Opozita ka akuzuar se buxheti nuk është realizuar aspak, sidomos në projektet kapitale, ndërsa kanë akuzuar se ndahen mjete për manifestime kulturore dhe jo për projekte në infrastrukturë.
Në ndërkohë, kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Bekim Memeti është arsyetuar me atë se buxheti realizohet brenda mundësive dhe se nuk mund asnjëherë të realizohet i tërë planifikimi.
Vërejtje kishte edhe për investimet në sferën e sportit ku po ashtu kishte përplasje mes këshilltarëve./Alsat/