Telegrafi

Përplasje ndërmjet Plenumit studentor dhe Rektoratit të Universitetit ‘Kirili dhe Metodi’ për Parlamentit studentor

Plenumi studentor ka reaguar ndaj Universitetit Kirili dhe Metodi, duke kërkuar që të mos imponohet Parlamenti Studentor, që për plenumin është diçka kriminale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, një gjë e tillë është në kundërshtim me vullnetin e studentëve të treguar në referendumin e 5 tetorit të vitit të kaluar. Plenumi thotë se problemi në UKM nuk është vetëm mënyra e zgjedhjes së Parlamentit studentor, por e tërë mënyra e punës dhe funksionimit.

Përndryshe, Rektorati i UKM-së konsideron se Parlamenti studentor duhet të vazhdojë të funksionojë si një organizatë joqeveritare, por me mekanizma të fortë kontrollues, ndërkaq Plenumi konsideron se Parlamenti studentor duhet të jetë trup brenda UKM-së, pasi që ashtu mund të kontrollojë më lehtë harxhimin e parave, por edhe të shpalljes dhe mbarvajtjes së zgjedhjeve studentore./Telegrafi/