Site icon Telegrafi

Përplasje ndërmjet MPJ-së së Maqedonisë dhe Sindikatës së diplomatëve për konkurset interne

Sindikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme e konsideron mjaft të dyshimtë hapin e MPJ-së për të shpallur mbi 20 konkurse të brendshme për caktimin e diplomatëve në ambasadat dhe konzullatat e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, nga shpallja e zgjedhjeve e deri te formimi i qeverisë së re ka një pengesë ligjore për caktimin dhe ngritjen në detyrë të personave të punësuar në organet e administratës publike.

Mirëpo nga MPJ-ja kundërpërgjigjen se pas Sindikatës së Diplomatëve fshihen disa persona me qëllime publike politike, duke shtuar se ka konkurse interne dhe sqarojnë se udhëzimet bëhen sipas kornizës ligjore.

Në këtë kornizë ligjore, sipas MPJ-së, përfshihet edhe Ligji për punë të jashme, dispozitat që përfshihen në Rregulloren për udhëzime dhe të gjitha aktet nënligjore./Telegrafi/

Exit mobile version