Një tren i mallrave dhe pasagjerëve janë përplasur në një aksident në Meerbusch, pranë Dusseldorf, Gjermani.
Në bazë të raporteve fillestare të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 50 vetë janë plagosur.
Madje, zjarrfikësit raportojnë se disa njerëz janë ende të bllokuar në tren.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit në vendngjarje dhe trenin e aksidentuar.
“Detaje të mëtejshme, duke përfshirë edhe shkakun e aksidentit, aktualisht nuk janë në dispozicion”, kanë thënë autoritetet. /Telegrafi/
Derzeit scheint die Lage den Umständen entsprechend ruhig zu sein. Die Feuerwehr hat Kontakt zu den Personen im Zug. pic.twitter.com/LgbRhcQZD3
— Feuerwehr Meerbusch (@FWMeerbusch) December 5, 2017