Vazhdon përplasja në mes të Ministrisë së punëve të brendshme dhe asaj të financave për punësimin e 34 kadidatëve për polic, të cilët e kanë kaluar trajnimin me sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPB-ja pret miratim nga Ministria e financave për t’i punësuar këta policë, ndërkaq financat presin vendim nga MPB-ja për punësimin e tyre.
34 kandidatët kanë protestuar përsëri. Ata i kanë kryer të gjitha trajnimet dhe testet e konkursit të parafundit të vitit të kaluar, por janë punësuar vetëm 400 kandidatë. Një pjesë e protestuesve janë takuar me ministrin Oliver Spasovski, i cili u ka sqaruar se pret përgjigjen e Ministrisë së financave.
Financat thonë se janë siguruar paratë për këta kandidatë, por fajin e hedhin sërish te ministri Spasovski./Telegrafi/