Site icon Telegrafi

Përplasje ndëmjet OBRM-PDUKM dhe LSDM për punën e Qeverisë në sferën e ekonomisë

Nga OBRM-PDUKM akuzuan për paaftësi të Qeverisë në tërheqjen e investimeve të huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke thënë se janë të kotë ministrat pa resorë në këtë Qeveri, të kotë janë edhe dy këshilltarë nga Serbia që marrin paga të larta nga paratë e popullit por nuk sjellin asnjë dobi për to.

“Politika ekonomike e LSDM-së është një dështim i vërtetë. Investitorët e huaj në vend se të tërhiqen për të investuar në Maqedoni, ata me çdo kusht largohen nga LSDM, madje edhe ato që tanimë kanë investuar në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga ana tjetër, në reagimin e tyre për këto akuza të OBRM-PDUKM-së, nga LSDM thonë se është gënjeshtër se kompanitë e huaja largohen nga Maqedonia, e vërteta është se me plain për rritje ekonomike ekziston interesim për investime të reja në vend.

“Për dallim nga shpenzimet e pamasë të Qeverisë paraprake të kryesuar nga OBRM-PDUKM, me 5.6 milionë euro për ‘road show’, 12.5 milionë për reklama absurde në media vendase për tërheqje të investimeve të huaja, 31 milionë për reklama në media të huaja dhe shpenzime tjera joproduktive, Qeveria e re në krye me LSDM, me planin për rritje ekonomike financat i orienton për vende të reja të punës, me paga më të larta”, thuhet në reagimin e LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version